Lajmi i fundit

Bashës i ikën deputetja e parë: Do jem pjesë e PD-së

E pret shkarkimi i sigurt, Friedkin ultimatum Mourinho-s, Corriere dello Sport zbulon prapaskenën e bujshme

E pret shkarkimi i sigurt, Friedkin ultimatum Mourinho-s, Corriere dello Sport zbulon prapaskenën e bujshme

10:48, 07/10/2023

E besoni apo jo, por Jose Mourinho është shumë pranë shkarkimit, pikërisht ai që dukej si një bekim për Romën.

Corriere dello Sport, shkruan se presidenti Friedkin ishte gati të shkarkonte portugezin që pas humbjes së rëndë të pësuar në “Marassi” përballë Geona-s, por ndërhyrja e fortë e Tiago Pinto-s, drejtorit sportiv, bëri që bosi i Romës të frenonte.

Gjithsesi, Pinto vetëm sa i dha pak më shumë, pasi Mourinho-n e pret shkarkimi i sigurt nëse nuk fitojnë përballë Cagliari-t. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, presidenti Friedklin ka gati edhe zëvendësuesin e Mourinho-s, bëhet fjalë për teknikun gjerman Hans-Dieter Flick, ish trajneri i “pancerave” dhe Bayern Munich.

Image

Corriere dello Sport dhe kryeredaktori i saj, Ivan Zazzaroni ka theksuar edhe më herët se Mourinho dhe Roma nuk do ta çojnë deri në fund të sezonit “martesën” ndërmjet tyre.

Pavarësisht se Roma shfaqi shenja jete në Evropë, ku mposhti Servette me “poker” golash, ky sukses nuk mjafton për të qetësuar presidentin Friedkin, nëse Mourinho nuk fiton përballë Caglieri e pret shkarkimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco