E konfirmon edhe Ancelotti: Luka Modric nuk është i kënaqur

E konfirmon edhe Ancelotti: Luka Modric nuk është i kënaqur

22:35, 06/10/2023

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se mesfushori Luka Modric nuk është i kënaqur, ndërsa tha se ai e do shumë veteranin kroat.

Minutat e Modric këtë sezon te Reali nuk ka qenë aspak e kënaqshme, ku ka arritur të regjistrojë vetëm 312’ minuta lojë në të gjitha garat.

Dhe si duket kjo gjë e ka lënë të pakënaqur Modric, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti.

“Modric nuk është i lumtur dhe kjo duket qartazi, por unë bisedoj me të çdo ditë dhe ai ende është tepër i motivuar. Askush nuk është si ai në dhomat e zhveshjes, ai është lideri. Rëndësia e tij është maksimale. E dua tepër shumë, të gjithë e duam atë”, tha Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco