Verstappen i pakapshëm, holandezi siguron 'pole position' në Katar dhe nesër synon të festojë titullin

Verstappen i pakapshëm, holandezi siguron 'pole position' në Katar dhe nesër synon të festojë titullin

22:22, 06/10/2023

 

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, siguroi mbëmjen e sotme “pole position” në pistën e Katar, ku këtë fundjavë pret të kurorëzohet kampion bote në Formula 1 për të tretën herë. Ai dha kohën 1’23”778, duke qenë ndjeshëm i shkëputur nga rivalët.

Në vendin e dytë u rendit makina McLaren e Lando Norris, por koha e tij ishte e pavlefshme dhe u penalizua nga komisarët e garës, duke e nisur nesër garën sprint nga vendi i dhjetë. Kështu, vendin e dytë e zuri britaniku George Russell me Mercedes.

Ruseel la pas Oscar Piastri (i treti me McLaren) dhe Lewis Hamilton (i katërti me Mercedes). Zhgënjen Ferrari, në vendin e shtatë me Charles Leclerc, pas Fernando Alonso (i gjashti me Aston Martin). Makina italiane ishte 6 të dhjetat më e avashtë se Verstappen.

Në “top-10” u renditën edhe Gasly (Alpine), Ocon (Alpine), Bottas (Alfa Romeo) dhe Norris (McLaren). Provat zyrtare sot ishin zhgënjyese për Carlos Sainz (vendi 12 me Ferrari) e Sergio Perez (vendi 13 me Red Bull).

Të shtunën do të zhvillohet gara sprint, me Verstappen që mund të shpallet kampion bote në Formula 1, pasi i mjaftojnë 3 pikë. Ndërsa të dielën do të zhvillohet gara e Katarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco