Renditja/ Kryeson Egnatia, Laçi kalon Tiranën në katërshen e kreut

Renditja/ Kryeson Egnatia, Laçi kalon Tiranën në katërshen e kreut

19:17, 03/10/2023

Starti i këtij kampionati në Kategorinë Superiore, ku të gjitha skuadrat po gabojnë dhe janë ende ndeshje të paluajtura të disa prej ekipeve nga javët e mëparshme, ka bërë që në mbyllje të javës së 7, tabela të dhurojë një tabllo të çuditshme. Si rrallëherë më parë, nga vendi i parë në të fundit ka vetëm 6 pikë diferencë.

Kreu mbetet përsëri me Egnatian në vendin e parë, e ndjekur nga Skënderbeu në të dytin. Pastaj vjen Laçi që u ngjit menjëherë nga vendi i parafundit në të tretin falë suksesit të sotëm ndaj Tiranës, teksa arriti pikërisht bardheblutë që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Këto janë skuadrat që plotësojnë katërshen, të ndjekura nga Vllaznia e Partizani me 9 pikë si dhe Erzeni me 8. Ndërkohë, tre ekipet e fundit janë Teuta, Dinamo e Kukësi, që duhet theksuar se e mbyllën me rezultat pozitiv këtë javë duke ngjeshur më shumë klasifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco