FOTO/ Ibra feston 42-vjetorin e lindjes, suedezi i dhuron vetes një supermakinë

FOTO/ Ibra feston 42-vjetorin e lindjes, suedezi i dhuron vetes një supermakinë

17:46, 03/10/2023

Zlatan Ibrahimovic e ka bërë zakon që për çdo ditëlindje t’i bëjë dhuratë vetes një supermakinë. Edhe për 42-vjetorin e lindjes, suedezi ka zgjedhur një Ferrari.

Bëhet fjalë për Ferrari Purosangue, një SUV nga marka italiane që ka një çmim rreth 400 000 euro.

Vitin e kaluar, ish-sulmuesi i Milanit i dhuroi vetes një Ferrari Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A.

Ndërkohë, për 40-vjetor bleu një SF90 Spider, ndërkohë që kur mbushi 39 vjeç bleu një Porsche 911 Targa 4S Heritage.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco