Surprizë në Superiore, Laçi shkatërron Tiranën në ‘Selman Stermasi’

Surprizë në Superiore, Laçi shkatërron Tiranën në ‘Selman Stermasi’

16:03, 03/10/2023

Ardhja e Mirel Josës në stolin e “kurbinasve” të Laçit ka ndryshuar jo pak lojën e këtyre të fundit, të cilët mesditën e kësaj të marte kanë mundur në “Selman Stërmasi”, “bardheblutë” e Tiranës, me rezultatin e pastër 0 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 7 të Kategorisë Superiore.

Një golë në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë u mjaftuan “bardhezinjve” të Josës, për të siguruar 3 pikët e “arta” ndaj skuadrës së Shehit, teksa fillimisht topin në rrjetë e çoi “bomberi” anglez, Ronald Soboëale në mintuën e 41’-të të sfidës e më pas Thaleb e Manellari në miuntat 91’ e 94’ të sfidës “vulosën” rezultatin, 0 me 3.

Me këtë rezultat, Laçi ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, me 10 pikë, ndërsa “bardheblutë” e Tiranës gjenden 1 vend më poshtë se “kurbinasit”, me pikë të barabarta me këta të fundit, por me golavarazh më negativ se këta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco