Mbush 42 vjeç, Ibrahimovic i dhuron vetes supermakinën që kushton 400 mijë euro

Mbush 42 vjeç, Ibrahimovic i dhuron vetes supermakinën që kushton 400 mijë euro

14:41, 03/10/2023

Zlatan Ibrahimovic zakonisht e trajton veten me një supermakinë për çdo ditëlindje.

Suedezi, për ditëlindjen e tij të 42-të, që e feston sot, zgjodhi një ‘Ferrari Purosangue’.

Bëhet fjalë për një SUV nga kompania e Maranellos. Çmimi? Fillon nga 390 mijë euro.

Vitin e kaluar, megjithatë, ish-sulmuesi kishte shkuar shumë larg me një ‘Ferrari Daytona SP3’ dhe një ‘812 Competizione A’. Për të 40-at, zgjedhja ra mbi një ‘SF90 Spider’, ndërsa për të 39-at i kishte dhuruar vetes një ‘Porsche 911 Targa 4S Heritage’.

‘Ferrari Purosangue’ është me të vërtetë një perlë ekskluzive. Çmimi për versionin bazë fillon nga 390 mijë euro (i cili rritet në mbi 400 mijë me personalizimet e ndryshme), dimensionet e tij (4.97 metra i gjatë dhe 1.59 metra i lartë) e bëjnë atë më të madhin dhe më të gjatin e kuq të ndërtuar ndonjëherë.

Kjo makinë luksoze përmban motor V12 që jep 725 HP dhe 716 Nm çift rrotullues maksimal, arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda, arrin një shpejtësi maksimale prej 310 km/h. Numra befasues që përputhen në mënyrë të përkryer me rekordet e karrierës futbollistike të gjigantit suedez.

Zlatan është një adhurues i supermakinave, veçanërisht atyre ‘Made in Maranello’. Në fakt, në garazhin e tij milioner ka edhe Porshe, Audi, Volvo dhe më pas shumë Ferrari. Vitin e kaluar për ditëlindjen e tij të 41-të bleu një ‘Daytona SP3’, duke zgjeruar listën e ‘Reds’ në garazhin e tij, i cili përfshinte gjithashtu një Monza SP2, një SF90 Stradale (supermakina e parë hibride plug-in), një Monza SP1 dhe një Ferrari LaFerrari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco