Formula 1/ ‘Nëse ka një skuadër që mund ta mundë Red Bullin këtë sezon, ajo është Ferrari’

Formula 1/ ‘Nëse ka një skuadër që mund ta mundë Red Bullin këtë sezon, ajo është Ferrari’

13:16, 03/10/2023

Piloti spanjoll Carlos Sainc kishte thënë më herët se nëse Red Bull do të zhgënjente në ndonjë gare, makina që do ta fitonte atë ishte Ferrari.

Dhe ashtu ndodhi. Në pistën e Singapore, “kokëkuqja” triumfoi pikërisht me Sainz.

Suksesi në këtë garë, i dyti në karrierë për spanjollin, e ka motivuar atë, që kërkon podiumin në garën e radhës, në Katar. “Jam gjithnjë optimist. Në dy sezonet e fundit, makina e vetme që ka qenë në gjendje të duelojë me Red Bull ka qenë Ferrari. Me rregullat e reja, ajo makinë është thuajse e pamundur”, tha Sainz.

“Nëse ka ndonjë makinë që mund t’i mundë kampionët e botës jemi ne, është Ferrari. Jam në një pozitë që e shoh veten kompetitiv. E dimë se çfarë na mungon, e identifikuam problemin dhe po e zgjidhim për vitin tjetër. tani na duhet kapaciteti i duhur për të reaguar”, u shpreh Carlos Sainz.

“Për mua është Red Bull ajo që bën ende diferencën. Nëse ata nuk do të ishin, do të kishim një sezon si protagonist dhe do të ishte një nga sezonet më të duelura mes nesh, Aston Martin, Mercedes e McLaren”, tha Sainz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco