Trajneri i Çekisë: Luajmë për gjithçka në ‘Air Albania’, shqiptarët kanë shumë temperament

Trajneri i Çekisë: Luajmë për gjithçka në ‘Air Albania’, shqiptarët kanë shumë temperament

12:45, 03/10/2023

Jaroslav Silhavy, trajner i përfaqësues çeke të futbollit, gjatë konferencës për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, tha se në Tiranë i duhen futbollistë rezistues duke pasur parasysh forcën e Shqipërisë dhe ambientin që zjarrtë që e pret në “Air Albania”.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, theksoi Silhavy.

Trajneri çek e ka të qartë se shkalla e vështirësisë në “Air Albania” do të jetë maksimale, por ai ka besim se në përballje kaq delikate skuadra e tij do t’ia dalë.

“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, shtoi ish-trajneri i Slavias së Pragës, Liberecit apo Jablonecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco