VIDEO/ Gjithmonë protagonist, Ronaldo shënoi në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe festoi: Jam unë këtu!

VIDEO/ Gjithmonë protagonist, Ronaldo shënoi në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe festoi: Jam unë këtu!

12:34, 03/10/2023

Cristiano Ronaldo ishte protagonist në përmbysjen që Al Nasr arriti kundër skuadrës nga Taxhikistani, Istiklol, në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shënuar golin e tij të parë në këtë kompeticion.

Në minutën e 66-të, portugezi depërtoi bukur në zonë dhe me një parabël ndëshkoi portierin kundërshtar, duke rivendosur baraspeshën dhe më pas ishte dy herë Taliska që vulosi sfidën.

Gjithashtu Ronaldo iu kthye dhe festimit të tij të vjetër, për t’i “mbyllur gojën” kritikave: Qetësi, qetësi (Calma, calma), jam unë këtu”, për t’i treguar dhe njëherë të gjithëve që vazhdon të jetë në nivelet më të larta edhe pse në moshën 38-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco