FSHF Sunday League/ Nis kampionati i futbollit amator 9×9, njihuni me rezultatet e 4 sfidave të para

FSHF Sunday League/ Nis kampionati i futbollit amator 9×9, njihuni me rezultatet e 4 sfidave të para

12:22, 03/10/2023

Ka startuar edicioni i pestë i kampionatit të futbollit amator 9×9 “Sunday League Albania”, që organizohet prej disa sezonesh tashmë nga FSHF e që po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e të apasionuarve pas futbollit.

Mbrëmjen e së hënës u zhvilluan katër ndeshje në të dyja grupet e këtij kampionati, sfida që prodhuan emocione e spektakël me gola të shumtë.

Spikati sfidat e grupit B, Kastriotët – FC MUSA që përfundoi me rezultatin 7-1, ndërkohë që golat nuk munguan as në ndeshjen tjetër të grupit B, Futura Dent – Jata Market e cila përfundoi 1-4.

Në dy sfidat e tjera Barrikada dhe Friend’s Team triumfuan me rezultat të ngushtë, përkatësisht Barrikada – FB Passion 3-2 dhe Friends Team – FC Parku 2-1.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera të javës së parë në kampionatin e futbollit amator 9×9, nga dy në secilin grup. Hidro Alfa – Ferraj,  Primo MFC – Luminesen në grupin A dhe Al Ar – North Gate, Albamer – Confucius në grupin B.

Kampionati i futbollit amator 9×9 ka një popullaritet në rritje të vazhdueshme, duke tërhequr shumë të rinj, por edhe tifozë në fushat ku luhen ndeshjet.

Kalendari i ndeshjeve të javës së parë:

Grupi A / Java 1

MD – Vatër

Hidro Alfa – Ferraj FC

PRIMO MFC – FC Luminesen

Panthers Shkodër – FC Illyrian Eagles

IMMI – Raiffeisen Bank

Barrikada – FB Passion   3-2

ATS – Elso

Legjendat 9×9 – Dymbëdhjeta

 

 Grupi B / Java 1

Friends Team – FC Parku   2-1

Al Ar – North Gate

ANTIGONEAN – Big-Bite

Kastriotët – FC MUSA     7-1

Futura Dent – Jata Market  1-4

Coca Cola Tepelena – Ju Ar Plast

Albamer – FC Confucius

FC Dajti – Gaia Triumph

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco