Jo vetëm Broja, shkëlqeu edhe një tjetër lojtar i Kombëtares

Jo vetëm Broja, shkëlqeu edhe një tjetër lojtar i Kombëtares

12:14, 03/10/2023

Jo vetëm Armando Broja ngroh stafin e Kombëtares dhe tifozët kuqezi. Po këtë të hënë, Keidi Bare u bë protagonist në përballjen mes Espanyolit dhe Racing Ferrol.

Mesfushori kuqezi dha asistin për golin e parë, që u shënua nga Braithwaite.

Espanyol arriti që të fitonte 3-0, ndërkohë që Bare u paraqit mjaft mirë.

Mesfushori kuqezi luajti për 57 minuta, teksa u zëvendësua nga trajneri për shkak se në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Fieraku ka luajtur 7 ndeshje këtë edicion, prej të cilave 5 i ka nisur nga minuta e parë.

27-vjeçari u vizitua para ndeshjes nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili me shumë gjasa do ta ketë pjesë të listës për ndeshjen kualifikuese me Çekinë dhe miqësoren me Bullgarinë, që do të luhen në mesin e këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco