Premier League/ Aston Villa ‘luan tenis’ me Brighton

Premier League/ Aston Villa ‘luan tenis’ me Brighton

15:41, 30/09/2023

Aston Villa mposhti lehtësisht Brighton për llogari të javës së shtatë të Premier League teksa vendasit fituan me rezultatin e thellë 6-1.

Të besuarit e trajnerit Unai Emery ishin në formë të jashtëzakonshme dhe i mjaftuan 26 minuta lojë për të vendosur në “shinat e duhura” ndeshjen pasi pikërisht në këtë fraksion shënuan tre gola.

Dy të parët mbajnë firmën e Ollie Watkins në minutat 14 dhe 21 ndërsa në të 26-tën erdhi edhe autogoli i Estupinan si për të konfirmuar ditën “jo” të skuadrës së drejtuar nga Roberto De Zerbi.

Edhe pse në fraksionin e dytë, Brighton provoi të rikthehej në lojë teksa shkurtuan diferencat me anë të Ansu Fati në minutën e 50-të.

Por, 15 minuta më pas, Aston Villa gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe ishte Watkins ai që shënoi të katërtin e ndeshjes dhe të tretin personal.

Sakaq, festës në “Villa Park” iu bashkuan edhe Jacob Ramsey që shënoi golin e pestë në minutën e 85-të si dhe Douglas Luiz që realizoi në të 98-tën.

Pas kësaj ndeshje, Aston Villa ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të tretë, ndërsa Brighton mban vendin e katërt me po 15 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco