VIDEO/ Zbulohet sporti i fshehur që Vladimir Putin praktikonte në vitet ‘90

VIDEO/ Zbulohet sporti i fshehur që Vladimir Putin praktikonte në vitet ‘90

21:01, 27/09/2023

Një video e rrallë e viteve ’90 e presidentit rus Vladimir Putin është publikuar nga mediat e huaja në rrjetet sociale.

Sipas “Daily Mail”, në këtë video Putin është filmuar gjatë pushimeve të tij në Finlandë, ndërsa duket me flokë pak më të gjatë e duke luajtur pingpong me një grup personash të tjerë.

Vladimir Putin, atëherë rreth 40 vjeç dhe ende oficer i KGB-së, sapo ishte bërë këshilltar i kryetarit të atëhershëm të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Pamjet tregojnë Sobchak dhe Putin duke luajtur ping pong me truprojat e kryebashkiakut rus, ndërsa presidenti aktual rus buzëqesh.

Në të njëjtat pamje, Putini shihet duke shkuar për peshkim, ndërsa shihet edhe gruaja e tij e atëhershme, Ludmila, si dhe dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.

Videoja është regjistruar në një vilë në pronësi të kompanisë finlandeze Thomesto, shkruan “Daily Mail”, që importonte dru nga Rusia.

Image

Vila ndodhej në ishullin Torso, i cili ndodhet rreth 96 km në perëndim të Helsinkit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco