VIDEO/ Milani merr 3 pikët në Cagliari dhe kap Interin në krye të renditjes

VIDEO/ Milani merr 3 pikët në Cagliari dhe kap Interin në krye të renditjes

20:32, 27/09/2023

Milani merr një fitore të rëndësishme në “Unipol Domus” ndaj Cagliarit në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

“Kuqezinjtë” e Milanos triumfuan me përmbysje me rezultatin 1-3 në transfertën Cagliarit në një takim që ishte shumë i luftuar.

Vendasit zhbllokuan sfidën me Luvumbo në minutën e 29’, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një gafe të Adli.

 

 

Megjithatë në minutën e 40’ Okafor barazoi për “Djallin” dhe njëkohësisht gjeti golin e parë me Milanin.

 

 

Ndërkohë në minutën e 45’ Tomori përmbysi rezultatin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me Milan në avantazh.

 

 

Fraksioni i dytë po ashtu solli një sërë raste nga të dyja anët, megjithatë goli i vetëm në këtë pjesë u realizua nga Loftus-Cheek në minutën e 60’, duke vulosur këtë takim.

Pas javës së gjashtë të Serie A, Cagliari qëndron në vend të fundit me dy pikë, ndërsa Milan ngjitet në vend të dytë me 15 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco