Superliga e Kosovës/ Përmbysje e çmendur e Llapit, Ballkani bën detyrën

Superliga e Kosovës/ Përmbysje e çmendur e Llapit, Ballkani bën detyrën

18:33, 27/09/2023

Fitojnë Llapi, Ballkani dhe Gjilani në kampionatin e futbollit të Kosovës.

Llapi arriti një fitore të madhe 2-3 në transfertë kundër Malishevës.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për djemtë e Tahir Batatinës, të cilët ndajnë vendin e parë bashkë me Ballkanin. Por kampionët kanë luajtur një takim më pak.

Aldrit Oshafi shënoi në pjesën e parë, duke kaluar vendasit në avantazh. Malisheva e nisi mirë edhe fraksionin e dytë, duke gjetur golin me Etnik Brrutin.

Llapi nuk u dorëzua dhe pasi shkurtoi rezultatin me anë të Muhamet Hysenit, përmbysi gjithçka në fund falë realizimeve të Ahmed Januzi dhe golit të dytë personal të Hysenit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhuruar skuadrës nga Podujeva tri pikë të arta.

Ballkani fitoi 0-2 në Fushë Kosovë. Kampionët e Ilir Dajës zgjidhën gjithçka në 45 minutat e para.

Fraksion ku Bleart Tolaj dhe kapiteni Edvin Kuç shënuan për skuadrën nga Suhareka.

Një penallti nderoi Gjilanin kundër Lirisë së Prizrenit. Kroati Edi Basa u tregua i saktë nga pika e 11 metrave, gol që i mjaftoi Gjilanit të siguronte pikët maksimale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco