Hajdutët grabitën vilën e Serxhio Ramos kur fëmijët ishin brenda

Hajdutët grabitën vilën e Serxhio Ramos kur fëmijët ishin brenda

18:08, 27/09/2023

Ngjarje e pakëndshme për familjen e Serxhio Ramos në mesjavën e kaluar.

Mediat spanjolle kanë mësuar se vila e tij në Sevilje është grabitur nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë shfrytëzuar mungesën e mbrojtësit dhe bashkëshortes së tij, Pilar Rubio, për të grabitur rroba, bizhuteri dhe para.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në banesë pasi atë natë luante Sevilja ndaj Lens në Ligën e Kampioneve. por brenda ishte dadoja dhe katër fëmijët e çiftit.

Mediat spanjolle kanë mësuar se ata që ishin në banesë nuk kishin pësuar asnjë lloj dëmi, teksa bëhej fjalë për një bandë profesionistësh që kishin kryer goditjen në heshtje të plotë.

Edhe pse vila është e pozicionuar në një zonë rezidenciale me siguri privatë, hajdutët kanë kaluar çdo masë sigurie, kanë anashkaluar edhe kamerat për të mbërritur te banesa e cila gjendet mes një hapësire prej 44 hektarësh, në të cilën Serxhio Ramos ka edhe fermën e tij të famshme të kuajve të racës.

Sipas asaj që publikuan mediat spanjolle, janë grabitur rroba të markave të njohura, orë dore, bizhuteri dhe para që janë gjetur vërdallë nëpër banesë.

Çështja ka kaluar nën hetim të policisë e cila nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar deri tani rreth grabitjes në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco