Maqedoni e Veriut/ Struga fiton derbin e ‘Liqenit’ ndaj skuadrës shqiptare

Maqedoni e Veriut/ Struga fiton derbin e ‘Liqenit’ ndaj skuadrës shqiptare

17:49, 27/09/2023

Struga ka si mision mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra e Shpëtim Duros vuajti sot përballë Voska Sport, por ia doli të merrte pikët maksimale.

Falë golit të Marjan Radeskit katër minuta përpara fundit, gol që solli triumfin e katërt radhazi në kampionat për Strugën.

Dhe fitoren e parë në derbin e Liqenit kundër skuadrës tjetër shqiptare, që edicionin e fundit siguroi ngjitjen në elitë.

Me suksesin e sotëm, kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë me një pikë dhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco