Kaljari-Milan, statistikat e përballjeve direkte

Kaljari-Milan, statistikat e përballjeve direkte

16:24, 27/09/2023

Milani do të sfidojë në transfertë Kaljarin sot në orën 18:30, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Seria A.

Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

– Milani është skuadra kundër së cilës Kaljari ka humbur më shumë ndeshje në Serinë A, 45 nga 80. Kompletojnë bilancin 8 suksese sarde dhe 27 barazime.

– Kaljari ka fituar vetëm një nga 37 ndeshjet e fundit kundër Milanit në Serinë A (8 barazime dhe 28 suksese kuqezi): 2- 1 në “Sant’Elia” më 28 maj 2017. Më në detaje, “djalli” ka marrë 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, duke pësuar vetëm 1 gol në total.

– Milani ka fituar 3 transfertat e fundit kundër Kaljarit në Serinë A, për më tepër pa pësuar gol. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk kanë arritur 4 suksese radhazi jashtë fushë ndaj Kaljarit, duke e mbajtur portën të paprekur.

– Kaljari ka shënuar vetëm një gol pas 5 ndeshje. Në historinë e tyre në Serinë A, vetëm në sezonin 2008-2009, me Masimiliano Alegrin në stol, kishin realizuar një apo asnjë gol në 5 ndeshjet e para të kampionatit. Në atë sezon madje, në javën e gjashtë, Kaljari barazonte 0-0, pikërisht me Milanin.

– Kaljari ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, në Serinë A (3 barazime, 6 humbje), konkretisht 1-0 ndaj Sasuolos në 26 prill 2022. Për më shumë, skuadra e Ranierit nuk e ka gjetur ende golin e parë në shtëpi, pas dy daljeve të para sivjet dhe mund të qëndrojnë 3 ndeshje pa gol, për herë të parë në historinë e tyre në Serinë A.

– Milani ka dy ndeshje radhazi që e mban të paprekur portën, nëse konsiderojmë edhe barazimin në Champions, 0-0 ndaj Njukasëllit. Për të gjetur një Milan që nuk pëson prej 3 ndeshjesh radhazi duhet të kthehemi në muajin prill (Napoli e Empoli në kampionat dhe me Napolin në Champions).

– Milani ka humbur 6 nga 15 transfertat e luajtura në vitin diellor 2023 (6 fitore, 3 barazime).

– Andrea Petanja ka debutuar në Serinë A me Milanin më 24 gusht 2013, kundër Veronës (3 prezenca me kuqezinjtë në kampionat). Sulmuesi ka realizuar një gol në 12 ndeshje që ka luajtur si rival kundër Milanit në Serinë A, konkretisht më 29 dhjetor 2018, kur vishte bluzën e SPAL-it.

– Rafael Leao ka gjetur golin për herë të parë në karrierë, në tri ndeshje radhazi të Serisë A.

– Goli i parë i Olivie Zhirusë me bluzën e Milanit në të gjitha kompeticionet ka ardhur pikërisht ndaj Kaljarit, dopietë madje në “San Siro”, më 29 gusht 2021. Francezi është lojtari i vetëm i këtij kampionati që ka qenë protagonist në golat e skuadrës së tij, në këto 5 javë të para, duke realizuar 4 gola dhe ofruar 3 asiste.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco