Asllani: Interi është ëndrra që kam pasur në fëmijëri, finalen e 2010 e pash në një lokal me babain tim

Asllani: Interi është ëndrra që kam pasur në fëmijëri, finalen e 2010 e pash në një lokal me babain tim

13:27, 27/09/2023

 

Kristjan Asllani ka folur përpara ndeshjes së Interit me Sassuolon, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në “San Siro”.

“Mbaj mend shumë mirë herën time të parë në fushë, ende shikoj videot e asaj ndeshjeje. Emocioni më i madh sot është të kujtoj ditën time të parë në “San Siro” si tifoz i Interit, ishte gjëja më e bukur që përjetoja. Unë u rrita me Interin, më kujtohet ende finalja e Champions League 2010, isha me babain tim në një lokal për ta parë.

Kur u zyrtarizova tek Interi ishte diçka e pabesueshme. Në të njëjtën ditë mora edhe lejen e drejtimit dhe ishte një emocion i dyfishtë për mua. Padyshim që arritja për të luajtur me këtë fanellë ishte realizimi i ëndrrës që kisha pasur që kur isha fëmijë”, është shprehur mesfushori i talentuar shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco