Herolind Shala bëhet me skuadër të re, a duhet të kthehet te Kosova në mesfushë?

Herolind Shala bëhet me skuadër të re, a duhet të kthehet te Kosova në mesfushë?

16:04, 13/09/2023

Herolind Shala është bërë me skuadër të re, duke u rikthyer në futbollin turk.

Mesfushori kosovar qëndroi për dy vite te skuadra turke Erzurumspor, por që u largua në qershor të këtij viti.

Përkundër se ishte në bisedime me disa klube të tjera, ai nuk arriti marrëveshje dhe ka vendosur të rikthehet sërish në Eruzurum.

Shala është prezantuar tani te skuadra turke dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ndeshjen e parë me fanellën e Erzurumit për sezonin e ri Shala pritet ta zhvilloj në fundjavë ndaj Altay.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco