Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Silvinjo: Kemi një skuadër me zemër e shpirt, me Poloninë do të jetë sfidë tërheqëse

Silvinjo: Kemi një skuadër me zemër e shpirt, me Poloninë do të jetë sfidë tërheqëse

19:12, 09/09/2023

Shqipëria do të presë nesër në mbrëmje në orën 20:45 Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Në prag të këtij dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Unë mendoj se nuk ndryshon asgjë me atë që kam thënë që kur kam ardhur këtu. Kam thënë që në ditën e parë se ne kemi një skuadër me zemër e shpirt. Pastaj padyshim organizohesh, ndjek lojtarët që mendojmë se janë më të mirët dhe ecim para.

Nesër është e njëjta gjë, është aspekti i strategjisë, por jemi me zemër e shpirt në fushë. Kemi më shumë se 20 mijë persona është një mbështetje shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithçka.

Të gjithë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari e ndodh që edhe mundesh. Tani flitet për Poloninë, është ndryshe, është ndryshe nga Çekia, luan ndryshe. Duhet të përgatitemi mirë, por edhe për ne ka limite.

Ne duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe përgatitesh për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë.

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë”, deklaroi Silvinjo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco