Reagon për herë të parë Antony, mohon akuzat për dhunë: Atë vajzë nuk e kam prekur kurrë!

Reagon për herë të parë Antony, mohon akuzat për dhunë: Atë vajzë nuk e kam prekur kurrë!

17:12, 09/09/2023

Futbollisti i Manchester United, Antony, është vendosur nën akuzë nga ish-e dashura e cila pretendon se sulmuesi e ka dhunuar fizikisht.

Një ngjarje e cila tashmë është nën hetim ndërsa Antony u përjashtua nga kombëtarja e Brazilit deri në momentin kur e vërteta të dalë plotësisht në dritë.

Ndërkohë, Antony është prononcuar për herë të parë në lidhje me akuzat për dhunë, ndërsa theksoi se kurrë në jetën e tij nuk e ka çuar ndërmend të godasë një femër.

“Unë nuk jam nga ata që bien dakord me dhunën ndaj femrave, është një gabim i madh. Jam 100% kundër pasi kam një nënë dhe një motër dhe nuk do të doja kurrë që diçka e tillë t’iu ndodhte atyre. Të godas një femër është diçka që as nuk më shkon në mendje, por e di se e vërteta do të dalë shumë shpejt në dritë. Tani ka shumë njerëz që po më sulmojnë, por e vërteta nuk mund të fshihet.

E kam përjetuar shumë keq përjashtimin nga kombëtarja, aq më tepër kur vjen si pasojë e një ngjarje që nuk ka ndodhur. Atë vajzë nuk e kam prekur kurrë dhe për këtë do të sjellë prova. Njerëzit do ta njohin shumë shpejt të vërtetën, nuk ka pasur në asnjë mënyrë dhunë fizike”, u shpreh Antony.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco