Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Në gjysmë të rrugës, kuqezinjtë janë me një këmbë në Europian

Në gjysmë të rrugës, kuqezinjtë janë me një këmbë në Europian

10:37, 08/09/2023

Me ndeshjet e mbrëmshme është mbyllur faza e parë e eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” për Grupin E, ku Shqipëria e sheh veten në vend të dytë pas Çekisë.

Kuqezinjtë me barazimin 1-1 në Pragë janë në kuotën e 7 pikëve pas katër sfidave (gjysma e rrugës), 1 më pak se Çekia dhe 1 më shumë se Polonia.

Nëse do të mbyllej në këto momente fushata kualifikuese, skuadra e Silvinjos do të ishte e kualifikuar në “EURO 2024”.

Pra, Kombëtarja deri tani e ka bërë detyrën e saj, duke hedhur hapin e madh drejt Europianit, por është dhe gjysma e dytë e rrugës.

Në letër, shanset e kuqezinjve janë mjaft të mëdha, pasi do të luajnë 3 ndeshje në shtëpi, me Poloninë, Ishujt Faroe dhe Çekinë dhe vetëm një në transfertë me Moldavinë.

Gjysma e dytë, ajo vendimtarja, nis të dielën me sfidën ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Interesimi është i jashtëzakonshëm, pasi biletat janë shitur të gjitha dhe tifozët do të jenë aty për t’i dhënë mbështetjen e zjarrtë lojtarëve, nga të cilët tashmë kërkohet përpjekja maksimale për të realizuar ëndrrën e kualifikimit në “EURO 2024”.

Image

        

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco