Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Juventus-Milan si finale Botërori, tifozë nga 103 shtete të ndryshme në stadium

Juventus-Milan si finale Botërori, tifozë nga 103 shtete të ndryshme në stadium

20:22, 26/04/2024

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit tërheq gjithmonë spektatorët, për shkak të imazhit global që kanë të dy skuadrat. Kështu do të jetë edhe të shtunën në darkë në “Allianz Stadium”, ndonëse të dy skuadrat janë dorëzuar në luftën e titullit dhe kanë parë Interin të sigurojë pak ditë më parë trofeun.

Mediat italiane bëjnë të ditur se të gjitha biletat për sfidën janë shitur.

Por ajo që bie në sy më shumë është se 21% e tyre u kanë shkuar spektatorëve nga shtete të tjera që do të jenë të pranishëm në tribunë.

Persona të cilët u përkasin 103 shteteve të ndryshme dhe që padyshim do të ndihmojnë edhe nga pikëpamja financiare sidomos Juventusin.

Për shembull, klubi pret rreth 3 mijë vizita në Jmuseum, me xhiron në stadium para dhe pas ndeshjes, duke sjellë të ardhura të rëndësishme financiare.

Më të përfaqësuarit në tribuna nga shtetet e tjera raportohet se janë nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia.

Por ka ndër të tjerë tifozë edhe nga vende si Afrika e Jugut, Indonezia, Peruja, Nikaragua, Zelanda e Re, Etiopia, Kuba apo Republika Domenikane, sa për të përmendur disa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco