Tjetër skandal në Premier League, dy futbollistë arrestohen për dhunë seksuale

Tjetër skandal në Premier League, dy futbollistë arrestohen për dhunë seksuale

08:39, 24/04/2024

Një skandal i ri kërcënon të pushtojë Premier Ligën, pas atij që përfshiu Mason Greenëood dy vjet më parë.

Dy futbollistë të Premier League, divizionit më të lartë të futbollit anglez, të dy 19-vjeçarë dhe që i përkasin të njëjtit klub, kanë përfunduar para drejtësisë britanike për agresione seksuale.

Siç raportohet ekskluzivisht nga e përditshmja “Daily Mail”, të dy lojtarët u arrestuan fundjavën e kaluar dhe u sollën para drejtësisë, por u liruan me kusht. Identiteti i dy lojtarëve nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve, dhunimi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes; njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga policia direkt në stadium dhe e ka kaluar natën në stacionin policor, ku është marrë në pyetje nga policia.

Lojtari tjetër u arrestua të nesërmen dhe më pas u mor në pyetje nga oficerët me akuzën e përdhunimit. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që emrat e dy lojtarëve mbahen ende sekret nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco