Daku nuk mban dot lotët për debutimin: Kjo është më shumë se një Kupë Bote, ja pse gabova te pasimi për Mujën

Daku nuk mban dot lotët për debutimin: Kjo është më shumë se një Kupë Bote, ja pse gabova te pasimi për Mujën

23:03, 07/09/2023

Mirlind Daku ka qenë shumë i emocionuar për debutimin e tij si kuqezi, në një ndeshje të mbyllur me barazimin 1-1, teksa shpërtheu në lot gjatë intervistës.

 

“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment. 

Për këtë arsye luftojmë këtu, udhëtojmë 12 orë me avion me gjëra, vetëm për të bërë krenar popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë atë popull duke na përkrahur.

Pasimi? Në rastin e parë mendova ta pasoja te Nedimi por në atë moment mendova që është jashtë loje e mendova t’ia jap Mujës. Nuk desh Zoti ta mbyllnim me atë aksion e shënonim. Dëshira ime ishte të shënonim por çfarë t’i bëjmë. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të jemi më syhapur”, tha për “Supersport” Daku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco