Statistikat/ Ja pse kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes maksimal ndaj çekëve

Statistikat/ Ja pse kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes maksimal ndaj çekëve

15:05, 07/09/2023

Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2018, trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese të një Europiani në shtëpi.

Kjo edhe për faktin se skuadra e tij i vret shpejt ndeshjet. Ajo ka shënuar brenda 20 minutave të para në katër raste.

Çekët na kanë mundur 3-1 në një miqësore që daton 2 vite më parë dhe ky është i vetmi precedent deri më sot.

Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrik Shik dhe Ondrej Çelustka.

Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).

Por a do ta trembë kjo Shqipërinë në objektivin e saj për të arritur 3 fitore radhazi në kualifikueset e një Europiani, që s’ka ndodhur kurrë?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco