Sassuolo merr pikët e para të sezonit, Verona ngec pas dy fitoreve radhazi

Sassuolo merr pikët e para të sezonit, Verona ngec pas dy fitoreve radhazi

20:53, 01/09/2023

 

Sassuolo ka marrë fitoren e parë dhe pikët e para të këtij sezoni në javën e tretë të Serie A në “Mapei Stadium”, ndërsa Verona nga ana tjetër pëson humbjen e parë pas dy triumfeve radhazi.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 11’ me Pinamonti, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndërsa minutën e 56’ Verona tentoi dhe gjeti barazimin me Ngonge.

Sassuolo u kundërpërgjigj shpejt dhe rimori avantazhin në minutën e 64’ me Berardin, i cili realizoi sërish në minutën e 73’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1, me Sassuolon që pas tre javësh renditet në vend të 12-të me tre pikë, teksa Verona pozicionohet në vend të katërt me gjashtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco