Milani gjen sulmues në Angli, luftë kundër kohës për ta federuar

Milani gjen sulmues në Angli, luftë kundër kohës për ta federuar

17:44, 01/09/2023

 

Pasi dështoi të sjellë në “San Siro” iranianin Mehdi Taremi, Milani duket se ka gjetur në Angli sulmuesin që i duhet për të kompletuar repartin e avancuar. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leicester për të marrë në huazim sulmuesin nga Zambia, Patson Daka.

Futbollisti 24-vjeçar do të përfitojë një pagë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon, aq sa merr edhe te Leicester, teksa të njëjtën shifër do të marrë edhe klubi anglez për huazimin një vjeçar.

Daka është ekstra-komunitar dhe Milani ka nisur luftën kundër kohës, për të kompletuar dokumentacionin që do ta vishte kuqezi brenda afatit, duke qenë se merkatoja mbyllet në orën 20:00 të ditës së sotme.

Patson Daka ka shpërthyer te Salzburg në sezonin 2019-2020, teksa në 2021-shin u transferua te Leicester për shifrën e 30 milionë eurove, duke luajtur disa ndeshje si protagonist në Premier League.

Por rënia e Leicester në Championship, bëri që sulmuesi të kërkojë largimin, teksa Milani ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, për shifrën e 10 milionë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco