VIDEO/ Gol me shijen e fitores, Vrioni dhuron spektakël në Amerikë

VIDEO/ Gol me shijen e fitores, Vrioni dhuron spektakël në Amerikë

12:03, 31/08/2023

Giacomo Vrioni i dhuroi tre pikë skuadrës së tij New England Revolution në sfidën ndaj New York RedBulls të fituar me shifrat 1-0. Sulmuesi e realizoi golin vendimtar në minutën e 30-të, teksa pasi e udhëhoqi bukur topin në krahun e majtë, u shfaq para portierit kundërshtar dhe me një diagonale të fortë shkundi rrjetën.

 

Për 24-vjeçarin ky ishte goli numër gjashtë me fanellën e New England Revolution në këtë sezon ndërsa ish-lojtari i Juventus është një prej titullarëve të padiskutueshëm të skuadrës. Falë këtij trepikëshi të dhuruar nga Vrioni, New England Revolution ngjitet në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes me 46 pikë, ndërsa kampionatin e udhëheq Cincinnati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco