Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

‘Ma vodhën fitoren’/ Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

‘Ma vodhën fitoren’/ Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

08:37, 27/08/2023

Daniel Dubois ka thënë se ndihej si fitorja i është vjedhur pasi sfida e tij për titullin botëror në peshën e rëndë përfundoi me humbje nga ukrainasi Oleksandr Usyk në një natë dramatike para 40,000 tifozëve të zhurmshëm në Poloni.

Britaniku e gjunjëzoi kampionin në raundin e pestë të diskutueshëm, por në një goditje që u cilësua si e ulët.

Me Usykun që përkulej nga dhimbja në ring, arbitri vendosi që gjuajtja – e cila u duk se u ul në vijën e brezit – një goditje e ulët.

Ukrainasi 36 vjeçar rifitoi kontrollin dhe e rrëzoi 25-vjeçarin me një sërë goditjesh në raundin e tetë në Tarczynski Arena, Wroclaw, përpara se gjyqtari të ndalonte ndeshjen pas një tjetër nokdaun në raundin e nëntë.

 ‘Unë nuk mendoja se ishte një goditje e ulët, mendova se u përkul’, deklaroi Dubois pas përleshjes.

 ‘Ma vodhën fitoren, por do të rikthehem përsëri’, ka shtuar më tej britaniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco