Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Spektakël në derbin e Londrës, West Ham triumfon ndaj Chelsea-t

Spektakël në derbin e Londrës, West Ham triumfon ndaj Chelsea-t

19:57, 20/08/2023

West Ham triumfon ndaj Chelsea-t, me derbin e Londrës që solli spektakël në shkallët e “London Stadium”,

“The Hammers” triumfuan bindshëm me rezultatin 3-1 ndaj “bluve” në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët.

West Ham zhbllokoi sfidën që në minutën shtatë me Aguerd, i cili pas goditjes nga këndi të Ward-Prowse, me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Chelesa u kundërpërgjigj me Chukëuemeka dhe mori barazimin në minutën e 28’.

Ndërkohë në minutën e 43’ “blutë” patën mundësinë që të kalonin në avantazh, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi u ndal nga Areola, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Në minutën e 53’ “The Hammers” rimorën avantazhin, me Antonion që realizoi një goditje perlë.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar ndaj Jackson, bëri që autori i golit të parë, Aguerd të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe të linte ekipin e Moyes me dhjetë lojtarë.

Përtej faktit që ndodhej në inferioritet numerik që nga minuta e 67’, West Ham ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës edhe njëherë tjetër.

Pas fitimit të penalltisë, në minutën e 90+5’ Lucas Paqueta mori përsipër ekzekutimin dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Pas javës së dytë të Premier League, West Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco