Apeli i trajnerit: Mos i shisni lojtarë rusëve, paratë e tyre janë me gjakun e fëmijëve të pafajshëm!

Apeli i trajnerit: Mos i shisni lojtarë rusëve, paratë e tyre janë me gjakun e fëmijëve të pafajshëm!

18:42, 16/08/2023

Paolo Fonseca, ish-trajneri i Romës dhe aktualisht numri një i Lille në Ligue 1, bën thirrje për të gjithë klubet europiane që të mos shesin lojtarë në Rusi.

Portugezi thekson se rublat (paratë ruse) janë me gjakun e fëmijëve të pafajshëm që vriten çdo ditë nga lufta në Ukrainë.

“Së fundmi, kam lexuar se Benfica dhe Braga po mendojnë të shesin dy lojtarë në Rusi. Nuk dua ta besoj. Çdo ditë Rusia vazhdon luftën në Ukrainë dhe i merr jetën fëmijëve të pafajshëm, ndoshta ndonjë prej tyre mund të ketë qenë edhe në shtëpi duke parë një ndeshje futbolli.

Nëse Benfica apo Braga marrin para nga klubet ruse, duhet ta dinë se janë rubla me gjakun e fëmijëve të pafajshëm. Di që Sassuolo refuzoi t’i shiste një futbollist një klubi rus, edhe për shkak të luftës që ata po bëjnë në Ukrainë. I ftoj të gjithë klubet të veprojnë si Sassuolo”, u shpreh Fonseca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco