Mario Gomez paralajmëron Harry Kane: S’do të jetë shëtitje në Mynih, 1 gol nuk mjafton

Mario Gomez paralajmëron Harry Kane: S’do të jetë shëtitje në Mynih, 1 gol nuk mjafton

17:20, 16/08/2023

Mario Gomez, ish-bomberi i Bayernit të Mynihut dhe i kombëtares gjermane, është i bindur se për sa u përket cilësive që ka Harry Kane, ato nuk mund të vihen aspak në dyshim.

Por çështja është që në Gjermani pritshmëritë për të janë edhe më të mëdha sesa vetë 30- vjeçari mund të ketë menduar, prandaj e fton që të përqendrohet dhe të bëjë gjërat siç duhet që në start.

“Herri është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga numrat 9 pa dyshim më të fortë në qarkullim dhe jam i bindur se do të ketë një ndikim shumë pozitiv te Bayerni. Madje, se edhe afrimi i tij është një reklamë për vetë Bundesligën, pasi edhe ne ashtu si kampionatet e tjera e kemi të nevojshme t’u thithim të tjerëve kampionët e tyre më të mëdhenj”, tha fillimisht ish-sulmuesi.

38- vjeçari Gomez, i cili tashmë punon për rrjetin “Red Bull” dhe skuadrat që ai mbulon, si mediator dhe vëzhgues talentesh në aksin Brazil-Gjermani, është gjithashtu i bindur se të shënojë ndoshta nuk do të mjaftojë në “Allianz Arena”.

“Problemi më i madh me të cilin duhet të përballet Harry Kane që në fillim është ai i pritshmërive të tifozëve. Kjo, sepse gjithmonë një sulmues i Bayernit e ka si detyrim që të shënojë në ndeshje. Pa dyshim, do të ketë ndeshje që për një gjigant si Kane do të jenë një stërvitje, pasi ka ekipe që në shtëpinë e Bayernit hynë të dorëzuara. Por do të ketë edhe ndeshje të forta, si ajo me Leipzigun në finalen e Superkupës së Gjermanisë, që sfidat mund të shndërrohen në një ferr dhe nuk do të jenë aspak një shëtitje. Madje, sivjet edhe shumë rivale të Bayernit janë përforcuar, prandaj Kanen e pret një sfidë vërtet e fortë.

Fundja, edhe sikur ai të shënojë një gol, i kërkohet me detyrim që të gjejë edhe të dytin, duke parë edhe sesi ishin mësuar ultrasit bavarezë deri përpara se Lewandowski të largohej.

Prandaj, edhe pse unë besoj shumë te Kane, i them atij që ta marrë me seriozitet këtë aventurë, pasi Bayerni nuk është si Tottenhami që mund të mjaftohesh me golin personal, por këtu golat duhet të përkthehen në trofe.

Tjetër fakt është se Bayerni aktualisht kuptohet qartë se është shumë në vështirësi, por nëse nis duke mundur skuadrat e vogla mund të rifitojë vetëbesimin për të ndezur garën për titull”, përfundoi Mario Gomez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco