'Më kritikuan shumë për zgjedhjen time', Tevez: Mbaj 15 familje me ato para

'Më kritikuan shumë për zgjedhjen time', Tevez: Mbaj 15 familje me ato para

15:26, 16/08/2023

 

Arabia Saudite po rrëmben lojtarët më të mirë të futbollit europian. Një fenomen i parë tashmë në të kaluarën kur Kina, edhe pse në një masë më të vogël se tani, ishte përpjekur të bënte të njëjtën gjë pa pasur sukses, të paktën jo në një mënyrë të qëndrueshme.

Një nga yjet që u transferua në Azi në ato vite ishte Carlos Tevez, i cili veshi fanellën e Shangait Shenhua. Argjentinasi është kthyer të flasë në lidhje me zgjedhjen e bërë.

Siç raportohet nga Football Tweet, Apache tha: “Shumë më kritikuan që shkova në Kinë. Por ata vërtet nuk e dinë historinë time. Gjatë kësaj faze të karrierës sime, fitova shumë para.

“Por e dini se çfarë bëra? I thashë menaxherit tim se nuk më duheshin ato para, por doja vetëm të blija 15 shtëpi dhe të largoja familjen time nga Fuerte Apache”.

“Askush nuk e di, por unë po përpiqem të mbaj 15 familje, duke përfshirë vëllezërit, xhaxhallarët etj. Dhe nëse filloni të numëroni, bëhet fjalë për rreth 60 persona.

“Gjithçka që bëra ishte të sigurohesha që gjenerata e re e Tevez-it të kishte një jetë më të mirë, që ata të merrnin një arsimim të mirë dhe që të mos kalonin atë që kalova unë”.

Ish-sulmuesi qëndroi vetëm një sezon te Shanghai Shenhua në 2017-18.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco