Chelsea-Liverpooli, s’ka fitues në supersfidën e Premier League

Chelsea-Liverpooli, s’ka fitues në supersfidën e Premier League

19:40, 13/08/2023

Supersfida e javës së parë të Premier League, Chelsea-Liverpool, u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja ishte shumë e fortë, me “The Reds” që gjetën avantazhin në minutën e 18-të me Diaz.

Ndërkohë në minutën e 29-të Salah gjeti rrjetën, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Chelsea reagoi shpejt dhe gjeti barazimin në minutën e 37-të me Disasi, me francezin që debutoi me gol te “blutë” e Londrës.

Më pas Chilwell gjeti rrugën drejt rrjetës, por goli i tij u anulua për pozicion, duke “barazuar” edhe në këtë aspekt.

Pjesa e dytë solli sërish spektakël, megjithatë në fund gjithçka u mbyll me vetëm dy gola, dhe me barazim në shifra.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco