Fitore me peshë në Letoni, Partizani i afrohet Play Off-it

Fitore me peshë në Letoni, Partizani i afrohet Play Off-it

21:14, 10/08/2023

Partizani merr një fitore të madhe në Letoni përballë Valmieras dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e Play Off të Conference League.

Demat fitojnë me përmbysje 2-1 në transfertën e Rigas dhe rrisin ndjeshëm shanset për një kualifikim të mundshëm në turin tjetër të turneut.

Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Souza, por kampionët e Shqipërisë reagojnë në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Carën.

Pak minuta më vonë është Rrapaj ai që shënon golin e përmbysjes dhe I jep Partizanit një fitore shumë të rëndësishme në transfertë. Gjithsesi kualifikimi do të vendoset pas një jave në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco