Formacionet zyrtare/ Ballkani kërkon fitoren ndaj Lincoln Red Imps , Berisha zëvendëson Rrahmanin

Formacionet zyrtare/ Ballkani kërkon fitoren ndaj Lincoln Red Imps , Berisha zëvendëson Rrahmanin

20:32, 10/08/2023

Ballkani ka si objektiv të mbërrije për të dytin vit radhazi në grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës presin në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Lincoln Red Imps (Gjibraltar).

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur “luftëtarët” e skuadrës nga Theranda. Enea Koliçi në portë, ndërkohë që katërshja e prapavijës formohet nga Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Lorenc Trashi.

Në mesfushë, kapiteni Edvin Kuc do të ketë përkrah Qëndrim Zybën dhe Almir Kryeziun. Albin Berisha do të jetë zëvendësuesi i Albion Rrahmanit në majën e sulmit. 22-vjeçari do të ndihmohet nga krahët nga Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco