Ëndrra vazhdon, ja si rreshtohet Struga përballë Swift Hesperange

Ëndrra vazhdon, ja si rreshtohet Struga përballë Swift Hesperange

16:39, 10/08/2023

 

Struga përballë një tjetër prove të madhe, që, nëse kalohet, e çon në play off-in e Conference League-s.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut presin Swift Hesperange të Luksemburgut në raundit e tretë të kompeticionit.

Trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke i besuar tredhëmbëshi sulmues Mazrekaj-Radeski-Ibraimi.

Në portë, i zakonshmi Kjosevski, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohet nga Neziri, Radic dhe Krivanjeva.

Në mesfushë do të rreshtohen Malikji, Shabani, Bojku e Zguro.

Një shans i artë për Strugën, që i ka të gjitha mundësitë të kalojë në play off, pse jo të prekë edhe grupet e Conference League në pjesëmarrjen e parë evropiane.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco