VIDEO/ Di Maria tregon klasin e tij me golin ndaj Portos në Superkupën e Portugalisë

VIDEO/ Di Maria tregon klasin e tij me golin ndaj Portos në Superkupën e Portugalisë

10:31, 10/08/2023

Angel Di Maria u rikthye te Benfika dhe i tregoi botës se në moshën 35-vjeçare ende di të bëjë diferencën.

Argjentinasi ishte protagonisti në fitoren 2-0 të “Shqiponjave” përballë rivales së tyre të përjetshme Porto në finalen e Superkupës së Portugalisë.

Ky ishte trofeu i katërt i kampionit argjentinas me fanellën e Benfikës, skuadër me të cilën ka luajtur për dy vjet midis 2008 dhe 2010.

E pabesueshme është se në total, Di Maria ka fituar 33 trofe. Një palmares i denjë për më të mëdhenjtë e historisë.

Di Maria e zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë me një gol spektakolar me një gjuajtje shumë kënd.

Shumë shpejt erdhi dyfishimi i rezultatit me një gol të shënuar nga Musa.

Ashtu siç ndodh shpesh në këtë lloj ndeshjeje, në fund pati tension me gjyqtarin që nxori dy kartonë të kuq dhe shumë të tjerë të verdhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco