Dy miqësore në 24 orë, Pioli njihet me problemet e Milanit

Dy miqësore në 24 orë, Pioli njihet me problemet e Milanit

09:21, 10/08/2023

Kishte shumë kuriozitet për të parë Milanin e revolucionarizuar në punë në një test kundër një kundërshtari të Serisë A rreth dhjetë ditë para fillimit të kampionatit dhe për Stefano Piolin sinjalet që erdhën nga edicioni i parë i trofeut “Berluskoni”, i fituar gjithsesi nga kuqezinjtë.

Suksesi që erdhi falë penalltive pas një loje të ekuilibruar janë sigurisht pozitive, siç nënvizoi vetë trajneri i kuqezinjve pas ndeshjes kundër Monzës, por ka ende probleme.

Ashtu si në miqësoret në SHBA, vështirësia në shënimin e golave ishte evidente dhe pikërisht treshja sulmuese ishte pjesërisht zhgënjim i ndeshjes.

Pulisiç megjithëse shënoi ka ende vështirë për t’u përshtatur. Kroati, i cili edhe pse gaboi shumë dhe shkaktoi pak konfuzion, dëshmoi se mund të ndezë dritën në çdo moment dhe gjithashtu shënoi golin e parë me fanellën e re.

Nga ana tjetër, bashkëlojtarët e tij janë të vonuar: Leao është i pathyeshëm kur driblon, por shpesh shfaqej sipërfaqësor, provonte goditje nga pozicione të pamundura dhe gjithashtu u tregua nervoz si kurrë më parë në përballjen me Galiardinin. Edhe më lart Olivier Giroud, i cili duket se ka ende këmbë të rënda dhe në fakt pothuajse nuk u pa kurrë i rrezikshëm ndaj Monzës.

Nota tjetër e stonuar, edhe një herë, ishte një fazë mbrojtëse me gabime individuale dhe në repart.

Tomori ishte më i keqi, por edhe Çau u tregua shumë pak agresiv. Qendërmbrojtësit ngelën në testin kundër Monzës dhe mbrojtësit e krahut ngelën për “vjeshtë”.

Teo luajti një pjesë të parë të mirë, por ra shumë me kalimin e minutave, ndërsa Kalulu ishte pozitiv në fazën sulmuese, krosoi shumë, por vuajti shumë në fazën mbrojtëse kundër Karlos Augustos.

Lajmet e mira vijnë kryesisht nga mesfusha. Reijnders bëri përshtypje me elegancën dhe efektivitetin e tij, duke luajtur me një prekje, me kokën lart, me cilësi, por edhe duke fituar shumë topa.

Duket se holandezi tashmë i ka në dorë çelësat e mesfushës së kuqezinjve edhe nëse ndoshta Kruniç nuk do të jetë më në krah në ndeshjen e parë të kampionatit, pasi mund të transferohet te Beshiktashi.

Boshnjaku nuk shkëlqeu, por nuk luajti aq keq. Nëse do të largohej ndoshta në vend të tij do të duhej një regjisor i pastër me “këmbë të mira”, pasi Benaser do të kthehet vetëm në janar. Përshtypja e krijuar nga Loftus-Çik ishte gjithashtu pozitive, i cili edhe pse është ende prapa me formën dhe i mungon shkëlqimi, duket se është Kesi i ri i mesfushës kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco