Inzaghi do edhe një sulmues, Interi vë në shënjestër lojtarin e Portos

Inzaghi do edhe një sulmues, Interi vë në shënjestër lojtarin e Portos

21:11, 09/08/2023

 

Drejtuesit e Interit po vazhdojnë të punojnë për ti dhuruar trajnerit Simone Inzaghi një sulmues në prag të sezonit të ri të Serie A.

Në orët e fundit janë shtuar kontaktet me Porton për të bërë të mundur transferimin e Mehdi Taremit në Milano. Portugezët pretendojnë 30 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, që synohet edhe nga Tottenham.

Taremi ka realizuar 80 gola dhe ka dhënë 49 asist në 149 ndeshje që ka luajtur me Porton. Iraniani, Balogun dhe Beto janë tre alternativat e Interit për sulmin dhe tashmë mbetet për tu parë se ku do të përqendrohen drejtuesit zikaltër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco