Pioli lavdëron lojën dhe ekipin: Jemi të fortë, sivjet rimarrim titullin

Pioli lavdëron lojën dhe ekipin: Jemi të fortë, sivjet rimarrim titullin

10:02, 09/08/2023

Trofeu i parë sezonal për Milanin vjen në trofeun “Berluskoni”, por Rafael Leao e pa në një këndvështrim tjetër sfidën e djeshme me Monzën.

Kjo duket edhe nga komenti i sulmuesit pas suksesit me penallti kundër Monzës, kur deklaroi: “Vërtet janë miqësore, por siç u pa në fushë të dyja skuadrat e kishin me dëshirë të madhe fitoren dhe zhvillimin e një ndeshjeje të mirë. Së shpejti fillon kampionati dhe të gjithë po mundohemi të futemi në klimën e ndeshjeve. Duhet të shohim përpara me besim e të zhvillojmë një sezon sa më të mirë, duke menduar ndeshje pas ndeshjeje”.

Më pas tema e intervistës së portugezit u spostua te roli i tij në fushë, por edhe në grupin kuqezi. Numri 10 është një dëshmi e statusit, për të cilin 24-vjeçari u shpreh: “Jam pjesë e Milanit prej katër vitesh dhe ndiej besimin e të gjithëve. Numri 10 është i rëndësishëm, por unë dua të bëj mirë për skuadrën e të ndihmoj sa më shumë shokët”.

Në fund të deklaratës së Leaos nuk mund të mungonte edhe një koment mbi objektivat sezonale të Milanit. Merkatoja prej më shumë se 110 milionë eurosh imponon trofe e sulmuesi nuk u fsheh.

“Ylli i dytë me siguri që është një objektiv, por nuk kemi nisur ende me ndeshje zyrtare. Klubi po bën një punë të mirë dhe deri tani kanë ardhur shumë lojtarë të fortë. Më duket se jemi një ekip më kompakt dhe i fortë në të gjitha rolet. Të rinjtë kanë rritur nivelin, ndaj mendoj se i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë mirë”, përfundoi Leao.

Pas humbjes në vitin 2021, më në fund edhe Stefano Pioli e pasuroi karrierën e tij me një edicion të trofeut “Berluskoni”. Duke folur për ndeshjen dhe atë që pa në fushë, trajneri i “djallit” u shpreh: “Ishte një paraqitje pozitive dhe jam i lumtur nga djemtë. Jam i kënaqur me grupin dhe mendoj se jemi të plotësuar në mesfushë. Ardhja e Musahut ka rregulluar repartin në të gjitha cilësitë. Kemi lojtarë polivalentë dhe mund të them se merkatoja ka qenë e duhura”. Me pas vëmendja u spostua te të rinjtë dhe aspekti taktik.

“Pas dy javësh fillon kampionati e mund të punojmë akoma më mirë në disa detaje. 4-3-3-shi është ideja e momentit, sepse kemi futbollistë që mund të bëjnë mirë në më shumë se një rol. Kam nevojë që të gjithë të jenë në formë, prandaj edhe kemi organizuar disa miqësore radhazi. Do të jemi një ekip cilësor dhe në ditët e mbetura do të mundohemi të kuptojmë se cila është rruga e duhur. Rëndësi për mua ka që kam futbollistë inteligjentë në ekipin tim”, përfundoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco