Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 7 orë e gjysëm në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

Shakira nis lidhje të re, Pique nxiton të bëjë bëjë hapin e madh me Clara Chian

Shakira nis lidhje të re, Pique nxiton të bëjë bëjë hapin e madh me Clara Chian

14:05, 07/08/2023

Vetëm pak kohë pasi kanë dalë lajmet se Shakira ka nisur një lidhje të re me Lewis Hamilton e madje janë parë bashkë në vilën e saj në Ibiza, Pique ka bërë një hap të rëndësishëm.

Një burim për The Sun raporton se Pique së bashku me të dashurën e tij Clara Chia është zhvendosur për të jetuar në residencën e tij.

Banesa që futbollisti ka vendosur që të jetojë me të dashurën thuhet se është e njëjta që ai ka jetuar me këngëtaren gjatë shtatzanisë së saj të parë.

Shakira jetoi në atë shtëpi në vitin 2012 kur mbërriti në Barcelonë. Për më tepër, fotot e Shakirës teksa po vinte në banesë pasi kishte lindur fëmijën e parë me Pique ishin po në atë shtëpi, e cila ndodhet në qytetin e Cambrils. Është mjaft e sigurt, nuk është pranë detit, por ka shumë privatësi.“- tha gazetari Pepe del Real për ‘El Programa de Ana Rosa’. Ai shtoi: “Është shtëpia e vjetër e Pique. Nuk është një fole e re dashurie, është një shtëpi që Pique do ta përdorin për të jetuar ose për të kaluar verën me Clara Chía.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco