Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Rusi dhe Turqi

Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Rusi dhe Turqi

15:48, 30/04/2024

Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj janë shpërblyer pas paraqitjeve të mira këtë fundjavë me klubet e tyre Rubin Kazan dhe Alanyaspor.

Fundjava e fundit ka qenë pozitive për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë lënë gjurmë në ekipet e tyre përkatëse.

Të tillë janë sulmuesi Daku, i cili shënoi gol për Rubin Kazanin në Rusi dhe mbrojtësi Hadergjonaj që asistoi me Alanyaspor në Turqi.

Paraqitjet e tyre të mira nuk mbeten pa u vlerësuar, pasi të dy përfunduan në formacionin më të mirë në Rusi, respektivisht në Turqi.

Është faqja e specializuar e statistikave SofaScore, e cila ka notuar pozitivisht lojtarin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Daku u vlerësua me notën 7.9, ndërsa Hadergjonaj me 8.1.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco