Milot Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

Milot Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

11:34, 07/08/2023

Milot Rashica mund të bëhet me ekip të ri këtë javë.

Ylli kosovar është rikthyer përkohësisht në Norwich City pas një sezoni fantastik të kaluar në formë huazimi në Galatasaray.

Por, vushtrriasi nuk do të rrijë gjatë në klubin anglez, pasi ai nuk do të pranojë të luajë në Championship.

Sipas mediave turke, përfaqësuesi kosovar mund të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Galatasarayt gjatë kësaj jave.

“Duke e thyer kokëfortësinë e Norwich Cityt, Galatasaray e arriti një marrëveshje prej 6 milionë eurosh. Ylli i Kosovës do të vijë në Stamboll pasi të zgjidhen detajet e fundit. Drejtuesit e Galatasarayt, të cilët prej dy muajsh po negociojnë me Norwich Cityn për Milot Rashicën, në fund i kanë bindur britanikët që ta zbresin çmimin. Ka ende detaje të pazgjidhura, por transferimi mund të përfundojë këtë javë”, shkruan media turke “Sabah”.

Norwichi thuhet se në fillim i kërkonte 10-12 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Vitesses e Werder Bremenit, por në fund gjiganti turk duket se do t’i paguajë vetëm 6 milionë euro për futbollistin ofensiv.

Futbollisti 27-vjeçar është gati të bëjë sakrifica vetëm për t’u transferuar në Galatasaray, ku shijoi “ringjalljen” e karrierës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco