Mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 9 muajsh

Mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në fushë pas 9 muajsh

09:11, 07/08/2023

Makthi i dëmtimit duket se ka marrë fund për mbrojtësin e Kombëtares, Kastriot Dermaku, që aktivizohet te skuadra e Leçes në Serinë A.

31-vjeçari  u rikthye në fushën e blertë pas plot 9 muajsh mungesë.

4 nëntor 2022, ishte dueli i fundit, që shqiptari zbriste në fushë, në duelin ndaj Udinezes. 

Ndërkohë Dermaku u aktivizua mbrëmjen e djeshme në minutën e 86-të në duelin miqësor ndaj Cadiz, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Në këtë takim bëri debutimin me fanellën e Leçes, edhe Ylber Ramadani. 

Për sa i përket Dermakut, në rast se mbrojtësi arrin të kapë formën optimale gjatë ndeshjeve të muajit gusht, ai pritet të jetë një alternativë edhe për trajnerin Silvinjo, në ndeshjet që Shqipëria do ta zhvillojë në muajin shtator.

31-vjeçari para dëmtimit, u gradua dhe kapiten te skuadra e Leçes, por fati nuk ishte me të në sezon e shkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco