Probleme të mëdha për Milanin, konfirmohet lëndimi i dy yjeve të ekipit

Probleme të mëdha për Milanin, konfirmohet lëndimi i dy yjeve të ekipit

20:16, 29/04/2024

Milani ka marrë disa lajme të këqija nga infermieria sa i përket situatës së dyshes Mike Maignan dhe Ruben Loftus-Cheek pas barazimit me Juventusin.

‘Rossonerët’ kanë dështuar që të impresionojnë me paraqitjen e tyre në deribn ndaj Juventusit, pasi ndeshja përfundoi pa gola 0-0.
Të besuarit e Stefano Piolit tani janë pa fitore në tri takimet e tyre të fundit në ligë, ndërsa jo shumë kohë më parë u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma.

Milanit i kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, ku sipas raportimeve nga Italia, këto ndeshje mund të jenë të fundit për Piolin në stolin e ekipit.
Sipas parashikimeve të para ata pritet që të mbeten jashtë fushës për 10-14 ditë, por disa teste të reja mjekësore do të bëhen për të hedhur dritë më shumë mbi gjendjen e tyre.

Ky lëndim vjen në një moment të keq për reprezentuesin anglez duke ditur faktin se ai kishte hyrë në një formë të mirë së fundmi, teksa deri në këtë pikë të sezonit ka qenë autor i gjashtë golave të shënuar në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco