Struga nis mbrojtjen e titullit me fitore, Shkëndija triumfon me gol në minutën e 91-të

Struga nis mbrojtjen e titullit me fitore, Shkëndija triumfon me gol në minutën e 91-të

20:04, 06/08/2023

Struga e ka nisur me një fitore ndaj Gostivarit sezonin e saj në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, do të mundohet të përsëritë veten duke qëndruar në fronin e kampionit.

Golat e Radeskit në pjesën e parë dhe Jaroviç në shtesën e sfidës, i dhanë mundësinë kampionëve në fuqi që të nisin sezonin në futbollin vendas të qetë, teksa mendojnë edhe për vazhdimësinë në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Shkëndija ka fituar me vështirësi në transfertë përballë Voska Sport, teksa i është dashur një gol në minutën e 91-të nga Aganspahiç për të siguruar tre pikët në ndeshjen hapëse.

REZULTATET

Struga Trim Lum-Gostivari 2-0

Voska Sport-Shkëndija 0-1

Bregallnica-Sileksi 2:1

Tikvesh-Makedonija GJ.P 1-0

Brera Strumica-Vardar 1-0

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco